Tuesday, March 20, 2012
Friday, August 20, 2010
Monday, May 24, 2010
Wednesday, March 10, 2010
Tuesday, March 2, 2010
Shkollat e publike e jopublike në të gjitha hallkat e procesit mësimor
Nga shkolla e parë shqipe në vitin 1887 e deri më sot kanë kaluar plot 122 vjet. Por gjatë këtyre viteve arsimi në vendin tonë ka pësuar ndryshime dhe gjatë viteve ka njohur një zhvillim si cilësor, ashtu edhe shifror. Aktualisht në të gjithë territorin shqiptar shtrihen rreth 2137 shkolla të ndara në cikle përkatëse publike e jopublike. Por numrin më të madhe shënojnë shkollat e ciklit 9-vjeçar. Sot në “Tirana Observer” botohet gjithçka mbi shkollat e shtetërore e jopublike, në të gjitha hallkat e procesit mësimor. Ndërkohë që një shumë shqiptarë studiojnë në Amerikë, Spanjë, Francë, Angli, Gjermani, Itali, Rumani, Turqi, Greqi, Arabi, Kinë, Japoni, Rusi.
Historiku
Arsimi shqiptar fillesat e tij i daton që në shekullin XVII. Mësonjëtorja e parë shqipe u hap në Korçë në 7 mars 1887. Shkolla e parë, ku përgatiteshin mësues, pra shkolla e mesme pedagogjike, u hap Normalja e Elbasanit në vitin 1909. Deri në vitin 1939 në të gjithë vendin numëroheshin 643 shkolla fillore dhe frekuentoheshin vetëm nga 1/4 e fëmijëve.
Arsimi parauniversitar
Aktualisht, numërohen mbi 1477 shkolla 9-vjeçare, ndërkohë që numri i atyre jopublike shënon plot 128, si dhe rreth 380 shkolla të mesme, të përgjithshme e profesionale publikë, dhe 121 shkolla të mesme jopublike. Aktualisht funksione rreth 50 shkolla profesionale, të dy niveleve, 3 dhe 5-vjeçar, të shpërndarë në gjithë vendin. Ato janë në profilet bujqësore, mekanike, elektrike, teknologjike ekonomike, për sektorët e pyjeve, veterinari e gjeologji-miniera, etj.
Arsimi i Lartë
Arsimi i Lartë në Shqipëri e ka zanafillën në vitin 1946, me Institutin 2-vjeçar të Tiranës. Aktualisht në të gjithë vendin funksionojnë 11 universitete, 4 nga të cilët në Tiranë. Funksionojnë gjithashtu, Akademia e Arteve, Akademia e Edukimit Fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi” dhe Akademia e Policisë. Rëndësi e veçantë i është kushtuar programeve e kurrikulave të reja mësimore, duke kërkuar afrimin e universiteteve tona me institucionet analoge perëndimore.
Arsimi jopublik
Arsimi jopublik privat e ka zanafillën në vitin 1992, me hapjen e shkollave të para të këtij lloji, medresetë. Aktualisht në Shqipëri funksionojnë 266 institucione arsimore jopublike te tille si shkolla 9-vjeçare e te mesme, universitete, që ekzistojnë në Shqipëri. Ndërkohë që është rritur edhe numri i kopshteve jopublike që janë shumë të frekuentuara vitet e fundit. Edhe pse numri i shkollave publike e jopublike në të gjitha hallkat e nivelit arsimor është rritur ndjeshëm, përsëri vihet re se ka fëmijë që largohen nga shkolla. Sipas specialistëve, një nga shkaqet kryesore është niveli i ulët ekonomik, i lidhur ngushtë me shkaqet sociale, subjektive, si me cilësinë e shërbimit arsimor, që natyrisht përbëjnë një shkak tjetër. Analfabetizmi në zonat urbane 7 për qind, ndërsa në zonat rurale 19 për qind.
2137
Shkolla
publike e jopublike numërohen në të gjithë vendin. Numrin më të madhe e shënojnë padyshim shkollat 9-vjeçare, ndërkohë që edhe shkolla shënohen plot 380. 11 janë universitete private dhe 3 akademi. Është rritur edhe numri i universiteteve jopublike bë vend.
shkolla
të mesme publike janë në të gjithë vendin. Vetëm në kryeqytet numërohen 23 shkolla të mesme shtetërore. Realizimi i studimeve në këto shkolla bëhet sipas profileve përkatëse: të mesme të përgjithshme, të profilizuara, profesionale, sportive, etj.
publike e jopublike numërohen në të gjithë vendin. Numrin më të madhe e shënojnë padyshim shkollat 9-vjeçare, ndërkohë që edhe shkolla shënohen plot 380. 11 janë universitete private dhe 3 akademi. Është rritur edhe numri i universiteteve jopublike bë vend.
shkolla
të mesme publike janë në të gjithë vendin. Vetëm në kryeqytet numërohen 23 shkolla të mesme shtetërore. Realizimi i studimeve në këto shkolla bëhet sipas profileve përkatëse: të mesme të përgjithshme, të profilizuara, profesionale, sportive, etj.
piano ai është një instrument muzikor i cili është perber prej nje tastiere . perdoret gjerësisht në muzikë klasike për shfaqje solo, përdorimi ansamblin, muzikë dhome, si dhe shoqërimi, piano është gjithashtu shumë e famshme si një ndihmese për kompozimin dhe numërim. Edhe pse nuk është i lëvizshëm , shkathtësi në piano dhe gjithëpranim kanë bërë atë një nga instrumentet më të njohur të botës muzikore.
Piano fjalë është një formë e shkurtuar e piano fjalë, i cili rrjedh nga emri origjinal italiane për instrumentin, clavicembalo [ose gravicembalo] piano col e forte (klaviçembal fjalë për fjalë me të butë dhe me zë të lartë).Kjo ka të bëjë me reagimin instrument për të prekur tastierë, e cila lejon pianisti për të prodhuar shënime në nivele të ndryshme dinamike duke kontrolluar shpejtësinë me të cilën hammers goditi strings. dhe deshira ime eshte une ta mesoj ate e te jem krenare . dhe ajo eshte hobi ime i preferuar
- Popujt që u bënë më të njohur në historinë e lashtë të Ballkanit janë grekët, ilirët dhe trakët. Ilirët janë ndër banorët më të lashtë të Gadishullit Ballkanik. Ata janë autoktonë. Kulturën, gjuhën dhe tiparet antropologjike ilirët i formuan në vendin e tyre, në pjesën perëndimore të Gadishullit të Ballkanit, aty ku shkrimtarët antikë i përmendin në veprat e tyre.
-
- Trevat e shtrirjes së popullsisë ilire janë mjaft të gjera; ato përfshijnë të gjithë pjesën perëndimore të Gadishullit të Ballkanit, që nga degët e Danubit, lumenjtë Sava e Drava, në veri, e deri te Gjiri i Ambrakisë (Prevezë), në jug, kurse në lindje deri në Vardar. Grupe të veçanta ilirësh u vendosën edhe në Italinë e Jugur. Këto janë fiset mesapet dhe japige.
-
- Emri etnik ILIR shfaqet në veprat antike që në shek. V p. K. Kurse emrat e disa fiseve ilire fillojnë e përmendën që në shek. XII nga Homeri. Por koha e formimit të etnosit ilir është më e lashtë.
- Fillimet e origjinës ilire janë që në mesin e mijëvjeçarit të dytë p.K., që nga periudha e bronzit të mesëm, kur fillojnë të formohen tiparet etnike ilire. Në epokën e hekurit (mijëvjeçari i fundit p.K.) ilirët u formuan plotësisht, duke trashëguar nga epokat më të hershme eneolitike dhe të bronzit tipare kulturore gjuhësore e antropologjike etnike.
-
- Teoria e vjetër që i bëri ilirët të ardhur nga Evropa Qendrore, në shekujt XII – XI p.K., është rrëzuar nga studimet e kryera pas Luftës së Dytë Botërore. Vetë fakti që varrimet me urna, karakteristike për popujt e Evropës Qendrore, nuk janë tipike për trevat e shtrirjes së ilirëve, por ndeshen vetëm në zona të kufizuara, të rralla, dëshmon kundër teorisë së ardhjes së ilirëve në Ballkan nga veriu.
-
- Gjurmët e kulturave të Evropës Qendrore, që ndeshen në Iliri, janë rezultat i kontakteve kulturore, tregtare e të lëvizjes së artizanëve të punimit të metaleve.
-
-
- 2. Fiset kryesore ilire
-
- Ndër fiset më të përmendura ilire janë: taulantët, ardianët, dardanët, paionët, dalmatët, albanët, penestët, molosët, kaonët, thesprotët etj.
-
- TAULANTËT. Banonin në zonën e Adriatikut, që nga lumi Vjosa, deri në prapatokën e Dyrrahut. Ky fis luajti një rol shumë të rëndësishëm në historinë ilire të shek. IV – III p.K., duke u vënë në krye të shtetit ilir, të cilin e kishin krijuar më parë enkelejtë. Në trevat e taulantëve më vonë shfaqet fisi i Albanëve dhe i Parthinëve.
-
- ENKELEJTË. Banonin në krahinat përreth liqenit të Ohrit. Ata krijuan dinastinë e parë të mbretërisë Ilire, në fund të shek. V p.K. Një nga qytetet e tyre kryesore ishte Enkelana. Pas shek. IV ata nuk përmenden më. Në trevat e fisit të enkelejve përmenden edhe dasaretët. Enkelejtë kanë qenë peshkatarë të zotë.
-
- DASARETËT. Janë një fis i madh në Ilirinë Juglindore. Njiheshin në lashtësi sidomos për prodhimin e drithërave të bukës. Një nga qytetet më të njohura ishte Pelioni (qyteza në Selcë të Poshtme të Pogradecit). Qytet tjetër i madh i këtij fisi ishte edhe Antipatra (Berati).
-
- ALBANËT. Banonin në prapatokën e qytetit të Dyrrahut. Kryeqendra e tyre ishte Albanopoli (Zgërdheshi i Krujës). Fisi i albanëve i dha emrin e vet shqiptarëve, gjatë mesjetës së hershme, kur ata njihen si albanë, arbër.
-
- ARDIANËT. Fillimisht shtriheshin rreth gjirit të Rizonit dhe të lumit Neretva. Ardianët e shtrinë pushtetin e vet në të gjitha krahinat e tjera që më parë ishin nën sundimin e taulantëve. Ardianët luajtën një rol shumë të madh në luftërat kundër pushtuesve romakë, gjatë shek. III – II p.K., në kohën kur sundoi dinastia ardiane e Mbretërisë Ilire. Kryeqendra e ardianëve ishte Shkodra.
-
- DARDANËT. Ishin fisi më i madh ilir që u vu në krye të Mbretërisë Dardane, në Ballkanin Qendror, kryesisht në Kosovë. Dy fise të tjera dardane të njohura ishin thunatët dhe galabrët. Qyteti më i rëndësishëm i dardanëve ka qenë Damastioni, i njohur si kryeqendër e nxjerrjes së metaleve. Dardanët përmenden si luftëtarë të fortë, xehetarë shumë të mirë, blegtorë dhe tregtarë të njohur.
-
- PAIONËT. Fise ilire që banonin në luginën e sipërme të Vardarit në kufi me dardanët, duke u shtrir deri tek lumi Struma. Përmenden për herë të parë nga Homeri, si aleat të trojanëve. Në gjysmën e parë të shek.IV paionët krijuan mbretërin e tyre, e cila u detyrua t’u bëjë ballë për shumë kohë sulmenve të maqedonasve. Paionët prenë në shek.IV-II p.K. monedhën e tyre prej argjendi.
-
- DALMATËT. Banonin në brigjet e Adriatikut. Ishin blegtorë të njohur, shquheshin për punimin e llojeve të ndryshme të veshjeve prej liri e leshi. Veshja e njohur me emrin dalmatika në shekujt e parë u përdor edhe nga aristokracia romake, prej nga kaloi edhe në veshje rituale kishtare. Qyteti më i njohur i tyre ka qenë Delmini.
-
- PENESTËT. Banonin në luginën e Drinit të Zi e përreth saj. Përmenden për herë të parë në vitet 170 – 169 p.K. Luajtën rol të rëndësishëm në Luftën e Tretë Ilire – romake. Përfshiheshin në Mbretërin Ardiane. Kishin 14 qytete e kështjella, ndër të cilat përmenden Uskana, Oeneu, Draudaku etj. Meqenëse pranuan garnizone romake në qendrat e tyre, maqedonasit ua shkurtuan vendin.
-
- MOLOSËT. Janë një nga tri fiset kryesore që banonin në qendër të Epirit antik dhe që luajtën rol shumë të rëndësishëm drejtues në historinë e lindjes dhe të formimit të shtetit të Epirit.
-
- KAONËT. Ky fis epirot kishte shtrirje të gjerë, që nga lumi Thyamios (sot lumi Kallama), deri në luginën e Drinosit, në Gjirokastër. Kryeqendra e kaonëve, Foinike (Finiqi i Sarandës), në shek. III p.K. u bë kryeqendra e gjithë shtetit të Epirit. Qytet tjetër i madh i kaonëve ishte Antigonea (Saraqinishti i Gjirokastrës).
-
- THESPROTËT. Banonin në Epir, në jug të lumit të sotëm Kallama, deri në gjirin e Ambrakisë. Përmenden në shkrimet e lashta që nga shek. V p.K., si fis që sundoheshin nga dy kryetarë të zgjedhur çdo vit nga gjiri i parisë.
-
- Fise të tjera të njohura janë edhe labianët (për rreth liqenit të Shkodrës), pirustët (në Mirditë) dhe parthiniet në ultësirën bregdetare të Adriatikut.
...
Subscribe to:
Posts (Atom)