Wednesday, March 10, 2010
Tuesday, March 2, 2010
Shkollat e publike e jopublike në të gjitha hallkat e procesit mësimor
Nga shkolla e parë shqipe në vitin 1887 e deri më sot kanë kaluar plot 122 vjet. Por gjatë këtyre viteve arsimi në vendin tonë ka pësuar ndryshime dhe gjatë viteve ka njohur një zhvillim si cilësor, ashtu edhe shifror. Aktualisht në të gjithë territorin shqiptar shtrihen rreth 2137 shkolla të ndara në cikle përkatëse publike e jopublike. Por numrin më të madhe shënojnë shkollat e ciklit 9-vjeçar. Sot në “Tirana Observer” botohet gjithçka mbi shkollat e shtetërore e jopublike, në të gjitha hallkat e procesit mësimor. Ndërkohë që një shumë shqiptarë studiojnë në Amerikë, Spanjë, Francë, Angli, Gjermani, Itali, Rumani, Turqi, Greqi, Arabi, Kinë, Japoni, Rusi.
Historiku
Arsimi shqiptar fillesat e tij i daton që në shekullin XVII. Mësonjëtorja e parë shqipe u hap në Korçë në 7 mars 1887. Shkolla e parë, ku përgatiteshin mësues, pra shkolla e mesme pedagogjike, u hap Normalja e Elbasanit në vitin 1909. Deri në vitin 1939 në të gjithë vendin numëroheshin 643 shkolla fillore dhe frekuentoheshin vetëm nga 1/4 e fëmijëve.
Arsimi parauniversitar
Aktualisht, numërohen mbi 1477 shkolla 9-vjeçare, ndërkohë që numri i atyre jopublike shënon plot 128, si dhe rreth 380 shkolla të mesme, të përgjithshme e profesionale publikë, dhe 121 shkolla të mesme jopublike. Aktualisht funksione rreth 50 shkolla profesionale, të dy niveleve, 3 dhe 5-vjeçar, të shpërndarë në gjithë vendin. Ato janë në profilet bujqësore, mekanike, elektrike, teknologjike ekonomike, për sektorët e pyjeve, veterinari e gjeologji-miniera, etj.
Arsimi i Lartë
Arsimi i Lartë në Shqipëri e ka zanafillën në vitin 1946, me Institutin 2-vjeçar të Tiranës. Aktualisht në të gjithë vendin funksionojnë 11 universitete, 4 nga të cilët në Tiranë. Funksionojnë gjithashtu, Akademia e Arteve, Akademia e Edukimit Fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi” dhe Akademia e Policisë. Rëndësi e veçantë i është kushtuar programeve e kurrikulave të reja mësimore, duke kërkuar afrimin e universiteteve tona me institucionet analoge perëndimore.
Arsimi jopublik
Arsimi jopublik privat e ka zanafillën në vitin 1992, me hapjen e shkollave të para të këtij lloji, medresetë. Aktualisht në Shqipëri funksionojnë 266 institucione arsimore jopublike te tille si shkolla 9-vjeçare e te mesme, universitete, që ekzistojnë në Shqipëri. Ndërkohë që është rritur edhe numri i kopshteve jopublike që janë shumë të frekuentuara vitet e fundit. Edhe pse numri i shkollave publike e jopublike në të gjitha hallkat e nivelit arsimor është rritur ndjeshëm, përsëri vihet re se ka fëmijë që largohen nga shkolla. Sipas specialistëve, një nga shkaqet kryesore është niveli i ulët ekonomik, i lidhur ngushtë me shkaqet sociale, subjektive, si me cilësinë e shërbimit arsimor, që natyrisht përbëjnë një shkak tjetër. Analfabetizmi në zonat urbane 7 për qind, ndërsa në zonat rurale 19 për qind.
2137
publike e jopublike numërohen në të gjithë vendin. Numrin më të madhe e shënojnë padyshim shkollat 9-vjeçare, ndërkohë që edhe shkolla shënohen plot 380. 11 janë universitete private dhe 3 akademi. Është rritur edhe numri i universiteteve jopublike bë vend.
shkolla
të mesme publike janë në të gjithë vendin. Vetëm në kryeqytet numërohen 23 shkolla të mesme shtetërore. Realizimi i studimeve në këto shkolla bëhet sipas profileve përkatëse: të mesme të përgjithshme, të profilizuara, profesionale, sportive, etj.
piano ai është një instrument muzikor i cili është perber prej nje tastiere . perdoret gjerësisht në muzikë klasike për shfaqje solo, përdorimi ansamblin, muzikë dhome, si dhe shoqërimi, piano është gjithashtu shumë e famshme si një ndihmese për kompozimin dhe numërim. Edhe pse nuk është i lëvizshëm , shkathtësi në piano dhe gjithëpranim kanë bërë atë një nga instrumentet më të njohur të botës muzikore.
Piano fjalë është një formë e shkurtuar e piano fjalë, i cili rrjedh nga emri origjinal italiane për instrumentin, clavicembalo [ose gravicembalo] piano col e forte (klaviçembal fjalë për fjalë me të butë dhe me zë të lartë).Kjo ka të bëjë me reagimin instrument për të prekur tastierë, e cila lejon pianisti për të prodhuar shënime në nivele të ndryshme dinamike duke kontrolluar shpejtësinë me të cilën hammers goditi strings. dhe deshira ime eshte une ta mesoj ate e te jem krenare . dhe ajo eshte hobi ime i preferuar
- Popujt që u bënë më të njohur në historinë e lashtë të Ballkanit janë grekët, ilirët dhe trakët. Ilirët janë ndër banorët më të lashtë të Gadishullit Ballkanik. Ata janë autoktonë. Kulturën, gjuhën dhe tiparet antropologjike ilirët i formuan në vendin e tyre, në pjesën perëndimore të Gadishullit të Ballkanit, aty ku shkrimtarët antikë i përmendin në veprat e tyre.
-
- Trevat e shtrirjes së popullsisë ilire janë mjaft të gjera; ato përfshijnë të gjithë pjesën perëndimore të Gadishullit të Ballkanit, që nga degët e Danubit, lumenjtë Sava e Drava, në veri, e deri te Gjiri i Ambrakisë (Prevezë), në jug, kurse në lindje deri në Vardar. Grupe të veçanta ilirësh u vendosën edhe në Italinë e Jugur. Këto janë fiset mesapet dhe japige.
-
- Emri etnik ILIR shfaqet në veprat antike që në shek. V p. K. Kurse emrat e disa fiseve ilire fillojnë e përmendën që në shek. XII nga Homeri. Por koha e formimit të etnosit ilir është më e lashtë.
- Fillimet e origjinës ilire janë që në mesin e mijëvjeçarit të dytë p.K., që nga periudha e bronzit të mesëm, kur fillojnë të formohen tiparet etnike ilire. Në epokën e hekurit (mijëvjeçari i fundit p.K.) ilirët u formuan plotësisht, duke trashëguar nga epokat më të hershme eneolitike dhe të bronzit tipare kulturore gjuhësore e antropologjike etnike.
-
- Teoria e vjetër që i bëri ilirët të ardhur nga Evropa Qendrore, në shekujt XII – XI p.K., është rrëzuar nga studimet e kryera pas Luftës së Dytë Botërore. Vetë fakti që varrimet me urna, karakteristike për popujt e Evropës Qendrore, nuk janë tipike për trevat e shtrirjes së ilirëve, por ndeshen vetëm në zona të kufizuara, të rralla, dëshmon kundër teorisë së ardhjes së ilirëve në Ballkan nga veriu.
-
- Gjurmët e kulturave të Evropës Qendrore, që ndeshen në Iliri, janë rezultat i kontakteve kulturore, tregtare e të lëvizjes së artizanëve të punimit të metaleve.
-
-
- 2. Fiset kryesore ilire
-
- Ndër fiset më të përmendura ilire janë: taulantët, ardianët, dardanët, paionët, dalmatët, albanët, penestët, molosët, kaonët, thesprotët etj.
-
- TAULANTËT. Banonin në zonën e Adriatikut, që nga lumi Vjosa, deri në prapatokën e Dyrrahut. Ky fis luajti një rol shumë të rëndësishëm në historinë ilire të shek. IV – III p.K., duke u vënë në krye të shtetit ilir, të cilin e kishin krijuar më parë enkelejtë. Në trevat e taulantëve më vonë shfaqet fisi i Albanëve dhe i Parthinëve.
-
- ENKELEJTË. Banonin në krahinat përreth liqenit të Ohrit. Ata krijuan dinastinë e parë të mbretërisë Ilire, në fund të shek. V p.K. Një nga qytetet e tyre kryesore ishte Enkelana. Pas shek. IV ata nuk përmenden më. Në trevat e fisit të enkelejve përmenden edhe dasaretët. Enkelejtë kanë qenë peshkatarë të zotë.
-
- DASARETËT. Janë një fis i madh në Ilirinë Juglindore. Njiheshin në lashtësi sidomos për prodhimin e drithërave të bukës. Një nga qytetet më të njohura ishte Pelioni (qyteza në Selcë të Poshtme të Pogradecit). Qytet tjetër i madh i këtij fisi ishte edhe Antipatra (Berati).
-
- ALBANËT. Banonin në prapatokën e qytetit të Dyrrahut. Kryeqendra e tyre ishte Albanopoli (Zgërdheshi i Krujës). Fisi i albanëve i dha emrin e vet shqiptarëve, gjatë mesjetës së hershme, kur ata njihen si albanë, arbër.
-
- ARDIANËT. Fillimisht shtriheshin rreth gjirit të Rizonit dhe të lumit Neretva. Ardianët e shtrinë pushtetin e vet në të gjitha krahinat e tjera që më parë ishin nën sundimin e taulantëve. Ardianët luajtën një rol shumë të madh në luftërat kundër pushtuesve romakë, gjatë shek. III – II p.K., në kohën kur sundoi dinastia ardiane e Mbretërisë Ilire. Kryeqendra e ardianëve ishte Shkodra.
-
- DARDANËT. Ishin fisi më i madh ilir që u vu në krye të Mbretërisë Dardane, në Ballkanin Qendror, kryesisht në Kosovë. Dy fise të tjera dardane të njohura ishin thunatët dhe galabrët. Qyteti më i rëndësishëm i dardanëve ka qenë Damastioni, i njohur si kryeqendër e nxjerrjes së metaleve. Dardanët përmenden si luftëtarë të fortë, xehetarë shumë të mirë, blegtorë dhe tregtarë të njohur.
-
- PAIONËT. Fise ilire që banonin në luginën e sipërme të Vardarit në kufi me dardanët, duke u shtrir deri tek lumi Struma. Përmenden për herë të parë nga Homeri, si aleat të trojanëve. Në gjysmën e parë të shek.IV paionët krijuan mbretërin e tyre, e cila u detyrua t’u bëjë ballë për shumë kohë sulmenve të maqedonasve. Paionët prenë në shek.IV-II p.K. monedhën e tyre prej argjendi.
-
- DALMATËT. Banonin në brigjet e Adriatikut. Ishin blegtorë të njohur, shquheshin për punimin e llojeve të ndryshme të veshjeve prej liri e leshi. Veshja e njohur me emrin dalmatika në shekujt e parë u përdor edhe nga aristokracia romake, prej nga kaloi edhe në veshje rituale kishtare. Qyteti më i njohur i tyre ka qenë Delmini.
-
- PENESTËT. Banonin në luginën e Drinit të Zi e përreth saj. Përmenden për herë të parë në vitet 170 – 169 p.K. Luajtën rol të rëndësishëm në Luftën e Tretë Ilire – romake. Përfshiheshin në Mbretërin Ardiane. Kishin 14 qytete e kështjella, ndër të cilat përmenden Uskana, Oeneu, Draudaku etj. Meqenëse pranuan garnizone romake në qendrat e tyre, maqedonasit ua shkurtuan vendin.
-
- MOLOSËT. Janë një nga tri fiset kryesore që banonin në qendër të Epirit antik dhe që luajtën rol shumë të rëndësishëm drejtues në historinë e lindjes dhe të formimit të shtetit të Epirit.
-
- KAONËT. Ky fis epirot kishte shtrirje të gjerë, që nga lumi Thyamios (sot lumi Kallama), deri në luginën e Drinosit, në Gjirokastër. Kryeqendra e kaonëve, Foinike (Finiqi i Sarandës), në shek. III p.K. u bë kryeqendra e gjithë shtetit të Epirit. Qytet tjetër i madh i kaonëve ishte Antigonea (Saraqinishti i Gjirokastrës).
-
- THESPROTËT. Banonin në Epir, në jug të lumit të sotëm Kallama, deri në gjirin e Ambrakisë. Përmenden në shkrimet e lashta që nga shek. V p.K., si fis që sundoheshin nga dy kryetarë të zgjedhur çdo vit nga gjiri i parisë.
-
- Fise të tjera të njohura janë edhe labianët (për rreth liqenit të Shkodrës), pirustët (në Mirditë) dhe parthiniet në ultësirën bregdetare të Adriatikut.
...
Xhamia është objekt kulti i myslimanëve ku ata i bëjnë lutjet dhe tubimet fetare. Xhami quhet faltorja, ku besimtari mysliman kryen faljen e tij ndaj Zotit. Fjala Xhami, rrjedh nga gjuha arabe dhe do të thotë vend grumbullimi, tubimi.
Por vlen te theksohet qe fjala Xhami, në gjuhën shqipe ka mbetur nga gjuha Turke, në të cilën zakonisht fjala Xhami përdoret për të përshkruar faltoren e Myslimaneve, pse në gjuhën arabe, fjala Xhami përdoret më shpesh për “xhami” shumë të medhaja apo në disa raste ka personifikimin e Xhamive-Universitet te botes Islame, apo te Universitetit. Në gjuhën arabe koncepti “xhami” që është në shqip për xhamine, gjendet me emrin “Mesxhid”Është për tu thënë se xhamia në shumë vende të botës ka luajtur dhe luan edhe në ditët tona funksionin e njëjtë për të cilin edhe është paramenduar, edukimin dhe arsimimin e popullsisë, dhe mendimi që xhamia është vetëm një objekt fetarë në të cilin luten e falen njerëzit është më tepër propagandë ateiste. Në fakt ajo është objekt fetar dhe se edukimi i popullit bëhet në frymën islame mirëpo kjo nuk i pengon nxënësit që në to të arsimohen me metoda shkencore dhe fundi i fundit nuk duhet harruar se shkolla dhe shkenca që ne sot e njohim nuk do të ishte e tillë çfarë është, po të mos ishin objektet fetare.
Edhe pse në shtete paksa më të zhvilluara sistemi shtetërorë ju ka mundësuar shumicës së popullsisë shkollimin, në botë ka me miliona fëmijë që këtë shërbim duhet të paguajnë apo fare nuk kanë një shërbim të tillë. Kjo e bënë që Xhamia të ketë rendësin edhe më të madhe ashtu që edukimi, arsimimi dhe civilizimi i njeriut të mbërrijë në çdo këndë të rruzullit.
Në këtë drejtim feja islame me ndihmën e Zotit ja ka arritur që në gjithë sipërfaqen ku shtrihej ajo gjatë historisë të ndërtojë me miliona qendra të tilla që nga Pirinejetë në perëndim e deri në Oqeani, në lindje nga Mesdheu në veri e deri në xhunglën afrikane në jug.
Si qendra me nam për nga numri i xhamive që ofrojnë shërbimin e arsimit llogaritet të jenë Bagdadi (rreth 100.000 xhamia), Kajro (30.000) dhe Kardova (3.000).
respektuar,mesuesit tone,kudo qe jetoni e punoni,gezuar 7 Marsin diten tuaj.Ne kete dite ne ju nderojme ju per punen e kontributin tuaj te madh qe keni dhene,jepni e do te jepni per mesimin e gjuhes sone te paster shqipe te asaj gjuhe qe na e lane amanet te paret dhe detyra jone eshte ta percjellim ashtu te paster tek brezat e ardhshem.Ne jemi krenar me ju dhe ne me gjithe zemer ju urojme Gezuar festen tuaj,7 Marsin,duke ju uruar shendet e jete te gjate ne te mire te kombit e te atdheut tone te shtrejte.Ne e ruajme me nostalgji mesimet e keshillat qe na keni dhene mesuesit tone te shtrejte.Ndaj ne kete dite nje telefonate nje lule este ajo qe ju gezon dhe ju ben te lumtur ju,kujtimet per ju do ti ruajme te gjithe jeten tone. Sot, 7 Marsi, Dita e Mësuesit, shënohet si një ngjarje me rëndësi kulturore në gjitha trojet tona shqipetare.Ne kete dite ne te gjithe se bashku kujtojme mesuesit tone te pare qe na mesuan shkonjat shqipe,na mesuan se si ta duam dhe ta respektojme atdheun.Na mesuan poezite e bukura te autorve tone te mrekullushem qe cdo fjale e varg i saj te mbetet e te ngulitet thelle ne mendjet tona.Me aq dashuri e respekt jane sjellur me ne per té na mesuar e kritikuar me ate metoden dashamise kur ne benim gabime.Mesimet e mesuesve tone u bene udherrefyes per rrugen tone ne te ardhmen.Ato mesime na ndjekin edhe sot qe kemi dale ne jeten tone te pavarur.Le t'ua dedikojmë suksesin tonë në jetë mesuesve tanë. Mesuesit shqiptare ne çdo kohe e ne çdo krahine, kane qene jo thjeshte profesioniste te arsimit, por ne rradhe te pare ishin patriote dhe njerez te emacipuar, agjitaore te shqiptarizmes dhe idealiste, humane dhe artiste te fushave te ndryshme. Cdo njeri nga ne , ka ne zemer monumentin e mesuesit te tij te preferuar, te cilit i falet me mirenjohje. Pra cdo njeri pavarsisht se cfare detyre ka sot, qofte ky minister apo politkan , biznesmen apo punetror, ka qne dikur nxenes, ka patur perballe Mesuesin, Mesuesen qe s'kursente kohen, frymen, pasionin, jeten, per te brumosur vogelushet me dije, me kulture dhe edukate. Mesusit shqiptare kurre s'u shperblyn si duhet me paga, punuan ne kondita te veshtira, larg ne zona te thella, perballuan rreziqet, injorancen dhe kanunin, por i qendruan besnik misionit te tyre fisnik te arsimimit te brezave. Popolli yne halleshume, do te arrije prosperitetin qe aspiron, atehere kur mesuesit ne kete vend do te respektohen me teper ose aq sa politkanet me te larte te shtetit. Mesuesit shqiptare ishin mesues ishin edhe artiste, prinder, pajtimtare, shok edhe miq me te gjithe. 7 Marsi, Dita e Mësuesit, shënohet si një ngjarje me rëndësi kulturore në gjithë vendin, ndërsa në Kosovë për herë të parë, ka filluar të festohet puplikisht, vetëm pas viteve të '90-ta, ku mësuesi dhe shkollat shprehën gëzimin e tyre për një datë të shënuar që festohej prej katër dekadave në Shqipëri, kurse mësuesi kosovar para nxënsëve të tij nuk ka pasur mundësi të flasi haptas ngase regjimi komunist serb i kishte rrënjet edhe në shkollat shqipe.Por edhe pse regjimi serb ju a mbylli shkollat ato e vazhduan mesimin,ku populli hapi dyet e shtepive te veta qe femijet te mesonin gjuhen shqipe.Shume mesues u denuan dhe u gjykuan nga regjimi serb,por asgje nuk e ndalte ne rrugen e diturise e te arsimimit te gjuhen ametare.Arsimi ne kosove i dha shume mesues luftes per lirine e kosoves.E sot ne kete dite ato kujtohen me respek nga nxenesit e tyre. Edhe njehere gezuar festen tuaj mesues te nderuar e te respektuar!
Ky lloj virusi njihet me emrin virusi i gripit të derrave (grippe porcine A/H1N1). Virusi A/H1N1 përbëhet nga përzierja e viruseve të gripit të derrit, njeriut dhe shpendëve.
Qendra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve thotë se përhapja e gripit të derrit ndodh në dy mënyra; nëpërmjet kontaktit me derra të infektuar ose mjedise të ndotura me këtë virus ose nëpërmjet kontaktit me një person të prekur nga gripi i derrave.
Kjo qendër ka arritur në përfundimin se virusi i gripit të derrit është ngjitës dhe përhapet mes njerëzve, por deri tani nuk dihet se sa lehtë ndodh kjo.
Ndërkohë statistikat tregojnë se numri i rasteve të infektuara me këtë virus të ri të gripit është me qindra në shumë vende të botës, ndërsa virusi i rrezikshëm ka shkaktuar dhjetëra të vdekur.
Shifrat lidhur me atë që Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH-ja) tashmë e quan gripi AH1N1, gjerësisht i njohur si gripi i derrave, përfshijnë 109 raste të konfirmuara dhe një vdekje në SHBA, dhe 156 raste të konfirmuara dhe nëntë të vdekur në Meksikë, thuhet në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare të internetit të OBSH-së (deri në kohën e shkrimit të këtyre rreshtave).
Vendet e tjera ku janë konfirmuar zyrtarisht rastet e infektimeve janë: Austria (1), Kanadaja (34), Gjermania (3), Izraeli (2), Holanda (1), Zelanda e Re (3), Spanja (13), Zvicra (1) dhe Britania e Madhe (8). Por statistikat e tjera jozyrtare tregojnë shifra më të larta.
Për shembull, në Meksikë mendohet se më shumë se 176 persona kanë vdekur gjatë ditëve të fundit, ndërkohë që autoritetet e vendit më të prekur nga sëmundja kanë konfirmuar vdekjen e vetëm 12 pacientëve.
Përhapja e tij e shpejtë nga njeriu i goditur te tjetri ka bërë që Organizata Botërore e Shëndetësisë të paralajmërojë se ky virus i ri mund të shndërrohet në një epidemi botërore. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rritur shkallën e rrezikshmërisë.
Por varianti më i fundit i H1N1është i ndryshëm. Ai përmban një material gjenetik që gjendet tek lloji i gripit që prek njerëzit, shpendët dhe derrat. Viruset e gripit kanë aftësinë të këmbejnë komponente gjenetike me njëra-tjetrën dhe duket se versioni i ri i H1N1 rezultoi nga përzierja, brenda të njëjtës specie, e varianteve të ndryshme të virusit që zakonisht prekin specie të ndryshme.
Derrat përfaqësojnë një ambient ideal për përzierjen e këtyre viruseve me njëra-tjetrën.
Virusi i derrave dhe madhështia e mësimeve të pastra islame
Tani, vëllezër të nderuar, pasi i pamë të vërtetat dhe dëshmitë, deshi vullneti i Allahut të Lartësuar që ky fenomen të shfaqet si një shenjë dhe argument prej argumenteve madhore të Tij, të dëshmojë për madhështinë e mësimeve të pastra islame dhe dëshmi kundër atyre që akoma vazhdojnë të mohojnë Allahun dhe fuqinë e Tij.
Allahu i Lartësuar thotë: "Me të vërtetë, Allahu ju ka ndaluar të hani kafshën e ngordhur, gjakun e derdhur, mishin e derrit dhe mishin që nuk është therur në emër të Allahut. Por kushdo që detyrohet nga nevoja të hajë ndonjë gjë prej këtyre, pa dashur të bëjë gjynah dhe pa e kaluar kufirin, nuk do të fajësohet. Vërtet, Allahu është Falës i madh dhe Mëshirplotë." (Bekare, 173)
Prandaj, prej gjërave që Allahu na ndaloi t’i hamë është edhe mishi i derrit për shkak të rrezikut, dëmit dhe sëmundjes së tij. Derri konsiderohet një kafshë e ndyrë si ndyrësira e kafshës së vdekur, gjakut dhe asaj që nuk është therur në emër të Allahut. Feja jonë e pastër na ndalon çdo gjë që është e dëmshme dhe e ndyrë. Allahu çdo gjë të cilën e ndalon, na ndalon për shkak të mëshirës së Tij ndaj robërve të Vet dhe për shkak të urtësisë madhore të cilën nuk e di askush përveç Tij. Allahu thotë: "Është Ai që ju bekon, ndërkohë që engjëjt e Tij luten për ju, me qëllim që Ai t’ju nxjerrë nga errësira në dritë. Ai është Mëshirues ndaj besimtarëve." (Ahzab, 43)
E lusim Allahun e Lartësuar që me këtë ajet kuranor t'i udhëzojë zemrat tona! E lusim Atë, që të zbresë mëshirën e Tij mbi robërit e Vet dhe këto sprovime dhe bela të jenë mësim dhe këshillë me shpresë se Ai do t'i udhëzojë ata të cilët janë të humbur dhe larg së vërtetës. Prej Tij kërkojmë udhëzimin, mirësinë, dritën dhe shpëtimin për të gjithë.