Xhamia është objekt kulti i myslimanëve ku ata i bëjnë lutjet dhe tubimet fetare. Xhami quhet faltorja, ku besimtari mysliman kryen faljen e tij ndaj Zotit. Fjala Xhami, rrjedh nga gjuha arabe dhe do të thotë vend grumbullimi, tubimi.
Por vlen te theksohet qe fjala Xhami, në gjuhën shqipe ka mbetur nga gjuha Turke, në të cilën zakonisht fjala Xhami përdoret për të përshkruar faltoren e Myslimaneve, pse në gjuhën arabe, fjala Xhami përdoret më shpesh për “xhami” shumë të medhaja apo në disa raste ka personifikimin e Xhamive-Universitet te botes Islame, apo te Universitetit. Në gjuhën arabe koncepti “xhami” që është në shqip për xhamine, gjendet me emrin “Mesxhid”Është për tu thënë se xhamia në shumë vende të botës ka luajtur dhe luan edhe në ditët tona funksionin e njëjtë për të cilin edhe është paramenduar, edukimin dhe arsimimin e popullsisë, dhe mendimi që xhamia është vetëm një objekt fetarë në të cilin luten e falen njerëzit është më tepër propagandë ateiste. Në fakt ajo është objekt fetar dhe se edukimi i popullit bëhet në frymën islame mirëpo kjo nuk i pengon nxënësit që në to të arsimohen me metoda shkencore dhe fundi i fundit nuk duhet harruar se shkolla dhe shkenca që ne sot e njohim nuk do të ishte e tillë çfarë është, po të mos ishin objektet fetare.
Edhe pse në shtete paksa më të zhvilluara sistemi shtetërorë ju ka mundësuar shumicës së popullsisë shkollimin, në botë ka me miliona fëmijë që këtë shërbim duhet të paguajnë apo fare nuk kanë një shërbim të tillë. Kjo e bënë që Xhamia të ketë rendësin edhe më të madhe ashtu që edukimi, arsimimi dhe civilizimi i njeriut të mbërrijë në çdo këndë të rruzullit.
Në këtë drejtim feja islame me ndihmën e Zotit ja ka arritur që në gjithë sipërfaqen ku shtrihej ajo gjatë historisë të ndërtojë me miliona qendra të tilla që nga Pirinejetë në perëndim e deri në Oqeani, në lindje nga Mesdheu në veri e deri në xhunglën afrikane në jug.
Si qendra me nam për nga numri i xhamive që ofrojnë shërbimin e arsimit llogaritet të jenë Bagdadi (rreth 100.000 xhamia), Kajro (30.000) dhe Kardova (3.000).
shum e bukur xhamija
ReplyDelete